Dy ditë përpara se t’i skadonte koha për hetimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Prokuroria zgjati sërish afatet duke lënë si limit të radhës datën 17 janar 2019, brenda të cilit prokurorët duhet të vendosin.

Por që nga tetori 2017 është hera e 3 që Prokuroria vetë-shpëtohet nga paketa e zgjatjes së afateve hetimore mbi të cilat duhet të mbledhë prova për të vendosur nëse Saimir Tahiri duhet ta çojë të pandehur në Gjykatë apo të pushoje hetimin për të.

Përpara disa humbjeve në Gjykatën e Krimeve të Rënda, gjatë të cilave prokurorët u shfaqën të patundur në kërkesën për caktimin e një mase për ish-zyrtarin e larte, zvarritja e hetimeve po shfaq anën më të dobët të Prokurorisë që siç duket ka lidhje me blindimin e provave.

Edhe ne dy rastet e mëparshme të zgjatjes së hetimeve prokurorët argumentuan si shkak letërporositë ashtu sikurse edhe se fundmi. aktualisht prokuroria po pret një letërporosi nga Italia dhe Mali i Zi, për marrjen në pyetje të një shtetasi italian.

E ndërkohë që prokuroria pret, Saimir Tahiri po zbulon pasionet e tij pranë natyrës dhe njerëzve.

E ndërsa më herët Prokurorët kanë sekuestruar dhjetëra pasuri të familjes Habilaj, për ish-ministrin hetimet kanë ngecur në dëshminë e Frederiko Silvestrit, një rrëfim që konsiderohet i rëndësishëm.

Por çështja e letërporosive është një histori e vjetër dhe e pazgjidhur në këtë godinë edhe më herët. Që siç duket është e pashmangshme edhe për Tahirin.

Top Channel