Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” gjatë votimit, zgjidhen deri më tani dy anëtarët më të rinj në KLGJ Lidhur me situatën në universitete në këtë fillimviti akademik është folur edhe në studion e “Top Talk”. I ftuar ka qenë pedagogu Arlind Qori, një nga veprimtarët e Lëvizjes për Universitetin, kritik ndaj sistemit në tërësi dhe një personazh i njohur në publik si antikoformist.
Arlind Qori e “justifikon” mbylljen e 41 degëve në Universitetet në vend si pasojë e lëvizjes demografike, por jo vetëm.
“Duhet të jetë lëvizja demografike. Sidomos të rinjtë duan të ikin nga Shqipëria, duan të arsimohen jashtë. Edhe në vitet e ardhshme do të ketë një rënie të këtij numri. Por kësaj i shtohen edhe politikat qeveritare që e bëjnë arsimin universitar më pak të përballueshëm nga studentët, kontribuojnë shumë pak në zhvillimin cilësor të universiteteve”, u shpreh ai.
Ai shton se Universitetet vuajnë shumë probleme, por thekson se edhe ligji për arsimin e lartë po e dëmton situatën duke i dhënë një tendencë komercializimi.
Sipas pedagogut Arlind Qori qeveria bën çmos nga ana tjetër që më të mirët të mos vijnë në Universitet.
“Sa më i shtrenjtë të jetë universiteti aq më pak do të tentojnë të hyjnë në të. Kush e di sa talente humbim në të gjitha nivelet arsimore vetëm për shkak të kushteve ekonomike”, thotë ai.
Ai e vlerëson nën mesatare gjendjen e universiteteve në Shqipëri, e kjo sipas tij vjen për shkak të mos demokratizimit të Universiteteve.
“Autonomi do të thotë tërheqje e shtetit, por demokratizim i Universiteteve. Njerëzit e fuqishëm në Universitete përmes raporteve klienteliste arrijnë t’i përdorin ato si pronë të tyre. E vetmja shpresë që universitetet të demokratizohet janë studentët, por vlera e votës së tyre është ulur shumë”, shton Arlind Qori.
Top Channel