“Teatri” sot në Parlament; Opozita bojkoton, do bëjë “Kuvend” në Vlorë

20/09/2018 08:01

Këtë të enjten opozita do të marrë mungesën e katërt në seancë plenare. Ora 10:00 do e gjejë shumicën dhe pakicën parlamentare në dy destinacione të ndryshme.

Maxhoranca do të votojë e vetme sot në parlament dekretin e presidentit Meta të shoqëruar me disa amendime në ligjin për teatrin, por të pranishëm në Kuvend, sa për procedurë, do të jenë edhe dy deputet të LSI, Vangjel Tavo dhe Lefter Koka, të cilët janë në limitet e 6 muajve.

Ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët e saj mblidhen sot në Vlorë për të vijuar me denoncimin e asaj qe opozita e quan shkëputje e lidhjeve mes krimit dhe pushtetit.

Lulzim Basha takoi një përfaqësi të artisteve mbrëmjen e së mërkurës dhe bëri një paralajmërim për shumicën. Opozita nuk do të marre pjese në seancë, pasi do te mblidhet ne Vlorë, por Lulzim Basha deklaroi dje në mbrëmje se votimi i këtij ligji është grusht shteti dhe çdo deputet që jep votën pro, sipas tij do te konsiderohet terrorist.

Top Channel