Akuzohej për refuzim të deklarimit të pasurisë, gjykata jep vendimin për Alfred Pezën

14/09/2018 13:48

Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm deputetin e Partisë Socialiste, Alfred Pezën, i cili akuzohej për refuzim të deklarimit të pasurisë.

Ndonëse në maj të vitit 2017 fillimisht Prokuroria e Përgjithshme dhe më pas ajo e Tiranës ngritën ndaj Pezës edhe akuzat e fshehjes së të ardhurave dhe pastrim të produkteve të veprës penale, në fund prokuroria i qëndroi vetëm akuzës për refuzim të deklarimit të pasurisë, por edhe kjo akuzë u rrëzua nga gjykata, e cila e shpalli të pafajshëm deputetin Alfred Peza.

Top Channel