Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

PLAGOSI RËNDË POLICIN, APELI E KTHEN NË BURG 37-VJEÇARIN

Gjykata e Vlorës ktheu në burg 37-vjeçarin Ylli Luka,i akuzuari për plagosjen e rëndë të efektivit të policisë Kuçovë, Jonuz Vrapi mbrëmjen e 28 Korrikut në Kuçovë.

 

25 VJET PA UJË TË PIJSHËM

Mbi 8 mijë banorë të më shumë se 20 fshatrave në njësinë Livadhja të Bashkisë Finiq vuajnë prej vitesh mungesën e plotë të ujit të pijshëm. Shkak u bë shkatërrimi I sistemit të brendshëm të shpërndarjes.

 

ERDOGAN PËRDOR NACIONALIZMIN PËR POPULLARITET

Presidenti Turk Erdogan u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të tij të braktisin produktet amerikane dhe të fokusohen tek ato vendase. Sulmin ndaj Lirës turke ai e cilësoi si një sulm ndaj flamurit.

 

PLANI I SHPËTIMIT PËR KRIZËN GREKE MBAROI

Ka përfunduar plani i shpëtimit të BE për krizën greke. Tashmë Greqia duhet të jetë në gjendje të huazojë para në mënyrë të pavarur pasi mori për tre vjet 260 miliardë euro.

 

FILLON HAXHI NË MEKË

Besimtarët myslimanë nisin sot ritet më të rëndësishme në Islam. Mbi 2 milionë besimtarë nga e gjithë bota ndodhen në Mekë.

Top Channel