“Shqiponja” fluturon edhe në Rumani, Llullaku fiton sfidën me Qakën (Video)

21/07/2018 22:05

Azdren Llullaku është rikthyer edhe njëherë në Rumani, aty ku edhe ka kaluar periudhën më të mirë të karrierës së tij futbollistike.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare iu bashkua Astras këtë verë dhe gjeti golin që në javën e parë të kampionatit, duke e nisur me këmbën e mbarë, rikthimin në Rumani.

Astra mposhti me rezultatin minimal 1-0 Steauan e Bukureshtit, ku aktivizohet një tjetër lojtar shqiptar, Kamer Qaka, ndërsa goli u shënua nga Llullaku në minutën e 43-të.

Llullaku luajti për 80 minuta, ndërsa Qaka për 77 dhe u ndëshkua edhe me një karton të verdhë në pjesën e dytë.

Kujtojmë që Azdren Llullaku ka luajtur në kampionatin rumun me Gaz Metanin në sezonet 2012-2016, ku numëron 103 ndeshje dhe 33 gola të shënuar.

Top Channel