E kërkon BE-ja/ Vendimi i Etiketimit, kërkohen vlerat ushqimore dhe alergenët në produkt

21/07/2018 11:11

Me një vendim të qeverisë Operatorët e Biznesit Ushqimor duhet të deklarojnë në etiketën e mallrave, vlerat ushqimore dhe alergenët që përmban produkti.

Duke filluar që nga ky vit dhe në vazhdim, subjektit i duhet të sigurojë kriteret e përmenduara më lart, pasi viti 2019 do të ndalojë në mënyrë kartegorike mos deklarimin e origjinës së lëndës së parë. Në këtë mënyrë qeveria synon të shamngë të gjitha përpjekjet për abuzime dhe duke garantuar një sistem të mirëfilltë dhe të konsoliduar te gjumueshmërisë, e cila është hallka e parë e zinxhirit për sigurinë e produkteve ushqimore.

Vendimi i Etiketimit është miratuar të mërkurën, ndërsa qëllimi i tij është që konsumatori shqiptar të informohet dhe të zotëroje besim në tregun ushqimor veçanërisht përsa i përket karakteristikave të ushqimit, efekteve dhe vetive të tij.

Deri më sot, paraqitja e vlerave ushqimore nga OBU-të ishte fakultative, ndërsa me vendimin e ri këto operatorë detyrohen t’i paraqesin ato në etiketat e notifikuara të produktit.

Sipas Raportit të Komisionit për Shqipërinë dhe Strategjinë e Zgjerimit në BE, bazuar në vëzhgime dhe rekomandime, sektorit i vihej detyrë përmirësimi i legjislacionin përkatës, për ta përafruar atë me legjislacionin më të fundit të BE-së në lidhje me informimin e konsumatorit, gjë që ky vendim i hap rrugë plotësimit të këtij rekomandimi.

Të gjithë produktet që aktualisht janë në treg dhe që preken nga ndryshimet e VKM-së në fjalë, do të vazhdojnë të shiten me etiketat aktuale të miratuara, por jo më shumë se një vit nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Top Channel