Festa e Shën Prodhonit. Qindra vizitorë në manastirin me të njëjtin emër

24/06/2018 19:53

Festa tradicionale e Shën Prodhomit në Voskopojë mblodhi qindra qytetarë e vizitorë ne fshatit turistik për të shijuar natyrën dhe festuar këtë ditë.

Kjo ditë simbolike festohet në manastirin me të njëjtin emër, një prej atraksioneve më interesante të Voskopojës, i cili është kthyer në një destinacion pelegrinazhi.

Kisha e Shën Prodhomit konsiderohet një prej monumenteve më të rëndësishme në Voskopojë, jo vetëm për periudhën e hershme kur daton, por edhe për elementet unikë në strukturën e saj.

Top Channel