Foto arkiv

Pavarësisht se DSIK tha se gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë kishte lidhje të papërshtatshme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Ilir Toskën.

Në vendimin e dhënë në orën 11.00 të trupës gjykuese, Toska ka kaluar me sukses vettingun. Ai është dhe kandidat për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, dhe nga seanca e të mërkurës u raportua se ishte pronar vetëm i një apartamenti në Tiranë.

Relatorja evidentoi një raport të DSIK që konkludonte se gjyqtari kishte lidhje të papërshtatshme. Por, pas hetimit të thelluar, rezultoi se ky raport ishte i pabazuar në prova.

Top Channel