Kukësi u njoh ditën e sotme me kundërshtarin në Champions League, që do të jetë skuadra e Valletta-s e Maltës.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Top Arena” në Top Channel, Presidenti i Kukësit Safet Gjici u shpreh se kundërshtari duhet të respektohet, pavarësisht se e pranoi se në letër është Kukësi favorit.

“Me sa po shohim edhe në Botëror, futbolli ka ndryshuar shumë. Por rivali duhet vlerësuar. Do të mundohemi të forcojmë ekipin tonë dhe të mos merremi me kundërshtarin”, tha Gjici.

Presidenti i Kukësit theksoi se i ka plotësuar dëshirat stafit teknik me lojtarët e afruar në merkato dhe tashmë pret “frytet” e punës së tyre.

Top Channel