Elseid Hysaj ishte protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm te Napoli, teksa luajti thuajse në të gjitha takimet e këtij sezoni. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në repartin e mbrojtjes, ku ka treguar një nivel tejet të kënaqshëm dhe ritëm konstant.

Shpesh kohët e fundit në drejtim të lojtarit janë shfaqur në skenë disa klube me peshë si Atletico Madridit, Chelsea, Man.United apo dhe Bayerni i Mynihut, të cilët kërkojnë të transferojnë Hysajn në radhët e tyre.

Sidoqoftë përtej merkatos, observatori futbollistik me seli në Zvicër ka bërë publike listën e 100 futbollistëve më të shtrenjtë, ku pjesë e saj është mbrojtësi kuqezi. Hysaj mban vendin e 89 dhe vlera e kartonit të tij përllogaritet në 60.1 milionë euro.

Shkodrani ka lënë pas vetes shumë futbollistë të tjerë cilësorë si Radja Naingolan, Nemanja Matiç ,Mesut Ozil, Florentin Toliso dhe Edin Dzeko. Gjithashtu pjesë e ‘top 100’ të futbollistëve më të shtrenjtë qëndrojnë edhe Granit Xhaka në vendin e 74 si dhe Shkodran Mustafi në vendin e 94.

Vendin e parë e mban Harry Kane i Totenhamit, vlera e të cilit është 200 milionë euro. Pas tij vijnë Neymar, Mbappe dhe Messi, ndërkohë Cristiano Ronaldo në vendin e 24-t. Vlera e portugezit kap shifrën e 103 milionë eurove.

Top Channel