VIDEO/ E paprecedentë në Francë, tifozët protestojnë për rezultatin dhe lojtarët u kundërpërgjigjen me tymuese

04/05/2024 10:27

Në njdeshje futbolli në Francë u ndërpre pas skenave të paprecedenta që nuk kishin ndodhur kurrë më parë.

Në ndeshjen e Ligue 2, mes Troyes dhe Valenciennes kur sfida ishte 1-1 në minutat e fundit, rezultat ky që çon Troyes një kategori më poshtë, ndeshja u ndërpre si pasojë e kaosit në stadium.

Në minutën e 89-të, tifozët vendas u ngritën në protestë duke treguar zhgënjimin e tyre, e që më pas krijuan një mjegull artificiale me tymuese dhe flakadanë.

Gjendja u përkeqësua kur lojtarët u kundërpërgjigjën, duke hedhur tymueset nga fusha drejt tribunës, që më pas solli një situatë të pazakontë.

Top Channel