Protestuesit po grumbullohen para kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa mjaft qytetarë kanë ardhur nga të gjitha rrethet e vendit.

Me banderola të ndryshme kundër qeverisë, dhe pas shpalosjes së simbolikave tek ministria e Brendshme dhe ish hotel Dajti,protestuesit u bashkuan aty ku sipas axhendës do të flasë vetëm kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Ndërkaq, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së janë parë të nisen në këmbë nga selitë e partive për t’iu bashkuar protestuesve.

Top Channel