Përdorimi internetit ka ulur fitimet e telefonisë në Shqipëri. Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare rënia vjetore e të ardhurave të kompanive celulare dhe atyre fikse në vend ishte 13% për 2017, ose 30 milionë euro.

Kjo ka ndodhur pasi qytetarët po përdorin mënyra të reja komunikmi përmes aplikacioneve të telefonave inteligjent për të folur mes tyre, dhe kjo ndodh sidomos me thirrjet ndërkombëtare.

“Këto thirrjet që bëhen përmes Viber, WhatsApp, Skype, FaceTime etj etj. Dhe këto duke qenë se shumica e njerëzve kanë telefona të zgjuar i përdorin për të folur përmes internetit dhe jo thirrjeve klasike telefonike”, tha Ilir Zela, kryetar i këshillit drejtues i AKEP.

Në telefoninë celulare përdorimi i internetit u rrit me 22,1% në 2017, ndërsa numri i minutave të thirrjeve dalëse ra me 2,6%. Mesazhet klasike SMS kanë një rënie prej rreth 13%.

Top Channel