Tërmet me magnitudë 5.2 në Turqi, 39 persona në spital

24/04/2018 14:09

Të paktën 39 persona përfunduan në spital pas tërmetit të magnitudës 5.2, që goditi provincën juglindore turke, Adiyaman, paraditen e kësaj të marte, por asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

Agjencia “Anadolu” flet për një sërë objektesh e banesash të dëmtuara rëndë nga lëkundjet e tokës, epiqendra e të cilave ishte në një thellësi prej 10 km. Tërmeti u pasua nga rreth 40 paslëkundje më të lehta toke.

Shkollat janë mbyllur sipas zyrtarëve lokalë, ndërsa departamentet përgjegjëse kanë nisur menjëherë punën për rehabilitimin e dëmeve të shkaktuara. Tërmeti është ndierë edhe në disa provinca të tjera të vendit, përfshirë Diyarbakirin.

Top Channel