Bën gjithçka për kartonin e verdhë, arbitri nuk e ndëshkon nga inati (Video)

18/04/2018 19:31

German Riveri, mbrojtës i skuadrës uruguajane Defensor Sporting, kërkonte me patjetër që të ndëshkohej me karton të verdhë në ndeshjen ndaj Liverpool Montevideo.

Futbollisti bëri gjithçka që mundi për të marrë kartonin gjatë zëvendësimit, por arbitri, i cili e kishte kuptuar qëllimin e lojtarit, nuk e nxori kartonin.

Riveri hoqi bluzën kur po zëvendësohej, madje nisi të hiqte edhe këpucët në fushë, por gjithçka ishte e kotë…

Top Channel