Java e 28 e Kategorisë Superiore do të luhet në fundjavë, ndërsa FSHF e ka ndarë në 3 ditë të ndryshme, të shtunë, të diel dhe të hënë.

Kështu Vllaznia-Lushnja dhe Luftëtari-Teuta do të jenë të parat që do të luhen, mesditën e të shtunës, në orën 14:00. Shkodranët dhe durrsakët janë skuadrat që po garojnë ashpër për mbijetesën dhe Federata ka vendosur që këto dy skuadra të luajnë sërish në të njëjtin orar.

Të dielën do të mund të ndjekim dy sfida të tjera, ku Kamza do të synojë rikthimin te fitorja, në sfidën përballë Kukësit, ndërsa Laçi do të presë Partizanin, në një sfidë të drejtpërdrejtë për Europën. Edhe këto dy ndeshje do të startojnë në orën 14:00 dhe do të transmetohen në Supersport.

Kryendeshja e javës së 28, ajo mes Flamurtarit dhe Skënderbeut do të luhet ditën e hënë, në orën 19:00. Flamurtari vjen në një situatë mjaft kritike, pasi nuk fiton që nga muaji shkurt, ndërsa vlen të përmendet se mes vlonjatëve dhe korçarëve, do të diskutohet edhe njëra nga gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Top Channel