Reshjet e shiut kanë bllokuar përkohësisht gjatë orëve të mëngjesit aksin nacional pranë liqenit të Viroit në Gjirokastër.

Aktualisht prania e ujërave të liqenit në rrugë po krijon vështirësi në qarkullim për mjetet e vogla. Në Bashkinë Këlcyrë si rezultat i hapjes së portës së rezervuarit të Varibopit ka përmbytje të disa fermave blegtorale dhe rrugës.

Në bashkinë Memaliaj akset dytësore janë të kalueshme por mungon energjia elektrike në Nj.Administrative Krahës, Luftinjë, Buz dhe Lopës. Reshje dëbore u regjistruan në mëngjes në aksin drejt Zagories ku kishte edhe shembje gurësh prej skarpateve të rrugës.

Top Channel