“Rikthimi i dallëndysheve”, yjet e baletit shqiptar mblidhen në atdhe

14/03/2018 12:18

Yjet e baletit shqiptar, që kërcejnë në skenat më të rëndësishme të botës, përmbyllën njohjen e tyre me publikun shqiptar në Galanë Madhështore në Pallatin e Kongreseve.

“Rikthimi i Dallëndysheve”, i solli ata në Shqipëri. Në vendin ku prekën suksesin e parë dhe filluan historinë e baletit të tyre.

“Me të vërtetë që ishte një mbrëmje speciale, kur po hyj n ëskenë po më dridheshin këmbët”, thotë Bledi Bejleri.

Ata i sollën publikut gjithçka, që nga baleti klasik, ai bashkëkohor e madje performancë me muzikë shqiptare, apo elemetë autoktonë. Pas valixhes së drunjtë të shtegtimit, ata rikthehen.

“Ne jemi një grup që ka djem që punojnë në kompani klasike dhe kompani konteporane dhe secili nga ne bëri diçka të ndryshme”, thotë Dorian Grori.

“Është skenë e vështitë Shqipëria. Është skenë e vështirë sepse ne ndihemi pak në borxh me Shqipërinë. Donim të jepnim maksimumin, dhamë maksimumin, shpresoj publiku të jetë i kënaqur”, thotë Hektor Budlla.

Learti i la këpucët e baletit, duke i dhuruar Shqipërisë performimin e tij të fundit, për ta mbylllur aty ku filloi

“Përpara publikun, familjen. Mbrapa shokët e tu, në skenë me shokët e tu, me mësuesit e tu që të kanë rritur”, shprehet Leart Duraku.

“Ishte fantastike, e vazhdon të jetë akoma fantastike, emocionet janë akoma brenda”, u shpreh Rezart Stafa.

“Ishte kënaqësi të kërcej për publikun shqiptar, sepse kisha gjithë mësuesit tim që më kanë dhënë hapat e para të baletit, kisha shoqërinë time, kisha familjen time”, tha Edi Blloshmi.

Kjo Gala ishte përmbyllëse e një reality show, që ka filluar që prej 1 marsit në Digitalb, me historitë e gjithë dallëndysheve, që kudo ku fluturuan mbollën suksesin e tyre.

“Asnjëherë më parë as vetë shteti nuk k a mundur ta realizojë. Por edhe kjo falë dëshirë dhe përmallimit të këtyre djemve, të cilët as unë vetë nuk i kisha njohur më parë, dhe prej kësaj lindi edhe e gjitha”, thotë organizatori Genci Gjineci.

Top Channel