Policia aksion në Elbasan; pas atentatit, sekuestrohen 82 kallëpe tritol dhe armë

08/02/2018 15:16

Situata e rendit në Elbasan u ndez sërish mbrëmjen e së mërkurës pas disa javësh qetësie.

Raif Çaushllari, pronar i një servisi automjetesh u plagos në një atentat në kryqzimin e çërrikut. Sipas burimeve 23 vjeçari njihet si person i afërt me fisin Çapja ndësa autorët u larguan në drejtim të paditur.

Po mbrëmjen e së mërkurës policia e Elbasanit goditi një grup kriminal në operacionin e koduar “Porosia”. Pesë persona u arrestuan gjatë ndërhyrjeve në disa banesa në Gramsh dhe Pogradec ndërkohë që u sekustestruan 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol, dy armë zjarri si dhe një sasi fishekësh.

Ndërkohë policia e Elbasanit duket se ka rënë në gjurmë të një tjetër grupi kriminal. Shtatë persona janë shoqëruar në drejtorinë e policisë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në atentatin me tritol ndaj Lulzim Kullës me 13 janar në qytetin e Shkodrës, ngjarje ku mbetën të plagosur edhe 7 kalimtarë të rastit.

Top Channel