‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Ferdinand Muskaj nga Fierit, ka nisur të merret me bletari 32 vite më parë, kur bleu 4 kosheret e para.
Çdo vit ka shtuar numrin e tyre dhe sot zotëron 500 koshere të matrikulluara në Drejtorinë e Bujqësisë. Por vështirësitë në
“Jemi në vitin e dytë që prodhimi i mjaltit ka rënë. Vitin e kaluar, morëm afërsisht 5 ton mjaltë, ndërsa këtë vit, prodhimi ka rënë në të gjithë Ballkanin përfshirë Italinë dhe Greqinë, për shkak të kushteve të paqëndrueshme të motit dhe lagështisë”-shprehet Ferdinand Muskaj, bletërritës.
Megjithëse në Shqipëri prodhohet mjaltë cilësor, që quhet “mjalti i egër” falë bimëve dhe luleve si rigoni, mareja, trumza dhe gështenja, ende nuk ka gjetur rrugën për eksport. Kjo ndodh për shkak të mungesës së certifikimit dhe njohjes në tregun e Bashkimit Europian.
Bletërritësi kërkon nga Ministria e Bujqësisë ngritjen e një laboratori për certifikimin e mjaltit, që të njihet dhe pranohet në tregun e Bashkimit Europian.
Bletërritësi 58-vjeçar kalon nëpër shumë vështirësi sidomos në vite si ky kur prodhimi rajonal ka qenë më i pakët, por kërkesat që bletarët si ai kanë, nëse plotësohen do të lehtësonin punën e tyre në terma afatgjatë.
Top Channel