Rikthehet më në formë se kurrë Kylie Minogue

02/02/2018 17:31

“Dancing” është kënga e cila ka rikthyer në tregun muzikor këngëtaren Kylie Minogue.

Pas disa kohësh jashtë skenës, Kyle vjen më energjike se kurrë.

48-vjeçarja në klipin e ri shfaqet me kitare në dorë duke kërcyer nën tingujt e muzikës country.

Këngëtarja australiane njihet si një ndër zërat e preferuar ndërkohë që numëron mbi 80 milionë albume në rang botëror.

Top Channel