Beteja e madhe e futbollit, Fino: S’më ka sjellë Olsi Rama kandidat

01/02/2018 21:10

Dy kandidatët kryesorë në garën për kreun e federatës shqiptare të futbollit Armand Duka dhe Bashkim Fino janë në një përballje platformash dhe idesh në Top Channel, në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.

Që në fillim të emisionit, Bashkim Fino kërkoi të sqarojë se nuk është Partizani dhe Olsi Rama që e kanë propozuar atë si kandidat për kreun e FSHF.

“Unë nuk e fsheh kokën. Unë jam politikan karriere dhe kam integritetin tim moral dhe politik. Kjo është mëse e vërtetë. Nuk më ka sjellë Olsi Rama si kandidat. Minimalisht do të më kishin propozuar, këtë e kanë bërë shumë miq dhe shumë dashamirës. Unë jam kam qenë pasionant. Vij nga një grupim më i gjerë. Jam propozuar nga Flamurtari dhe Lushnja”, u shpreh Fino.

Ndërkohë, Armand Duka tha se do ta kishte për nder të propozohej nga Partizani, për vetë vlerat që mbart ky klub.

Në përballjen e sotme do të publikohet për herë të parë edhe lista e votuesve që do të marrin pjesë në asamble, si edhe do të analizohen edhe emrat të tjerë që janë kandidatë për komitetin ekzekutiv të federatës dhe përfshirjen e politikës në zgjedhjet e 7 shkurtit.

Top Channel