Ibrahimovic bëhet gati të bashkohet me LA Galaxy

29/01/2018 09:08

Qëndrimi i Zlatan Ibrahimovic në Mançester duket të ketë mbërritur në kapitullin e fundit dhe për suedezin hapet një perspektivë e re.

Sipas asaj që raporton ESPN, Ibrahimovic është shumë pranë kalimit te LA Galaxy në ShBA dhe palët kanë arritur marrëveshjen. Ibra, i cili aktualisht është një prej futbollistëve më të paguar në Angli, mendohet se do të përfitojë një super pagë në Los Angeles, falë edhe mbështetjes së madhe të sponsorëve të klubit amerikan.

Ibrahimovic, i cili u rikthye në fushë në muajin nëntor pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në gju prillin e shkuar, ka luajtur vetëm 7 ndeshje në këtë sezon për shkak të shqetësimeve që iu shfaqën sërish në gju, ka qëndruar larg skuadrës dhe pritet që javën e ardhshme të rifillojë stërvitjen.

Me ardhjen e Alexis Sanchez, mundësitë e aktivizimit për ish-sulmuesin e kombëtares suedeze janë zvogëluar shumë dhe LA Galaxy është një mundësi e mirë që 36-vjeçari të ketë më shumë minuta në dispozicion.

Top Channel