“Gjirokastra dhe kishat e Voskopojës në rrezik”

24/01/2018 17:39

Qendra historike e Gjirokastrës dhe kishat post-bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq janë bërë pjesë e objekteve në rrezik nga një nismë e përbashkët mes Europa Nostra dhe Institutit Bankar të Investimeve Europiane.

Europa Nostra është një organizatë që promovon dhe mbron trashëgiminë kulturore dhe historike në mbarë Europën, ndërsa Instituti Bankar i Investimeve Europian, siguron fondet për shpëtimin e monumenteve dhe zonave në rrezik.

Për 2018 janë zgjedhur 7 monumente dhe zona kulturore e historike, ku dy prej tyre janë në Shqipëri. Sa i takon qendrës historike të Gjirokastrës, në raportin e këtyre dy institucioneve theksohet një studim i vitit 2016, sipas të cilit më shumë se gjysma e 615 shtëpive karakteristike që përbëjnë qendrën historike të qytetit, janë në rrezik.

Sa u takon kishave në Voskopojë dhe Vithkuq, vlerësohet se izolimi i tyre nga zonat e tjera të vendit dhe neglizhimi rrezikojnë ekzistencën e tyre.

Top Channel