Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës së Prishtinës

18/01/2018 10:52

Mbrëmjen e së mërkurës është shuar në moshën 87-vjeçare, ish-kryetari i Prishtinës Sherafedin Sylejmani, i njohur si politikan, gazetar dhe autor i një libri për kryeqytetin e Kosovës.

Sylejmani ka drejtuar Prishtinën në vitet 1963-1967, ndërsa më herët ka qenë edhe mësues në fshatin Krajishtë të Lipjanit.

Gjatë viteve ’50, ai ka qenë emëruar gazetar dhe redaktor i emisioneve në gjuhën turke në Radion e Prishtinës.

Në vitin 2010, Sylejmani botoi librin monografik për kryeqytetin, “Prishtina ime”, në të cilin ka ofruar dëshmi të çmuara mbi zhvillimin dhe rrjedhat e jetës në qytet gjatë kohës që ishte udhëheqës i tij, por edhe të periudhave paraprake.

Ceremonia mortore e të ndjerit do të zhvillohet sot në mesditë, e trupi i tij do të prehet në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Top Channel