Filiali i një banke të nivelit të dytë në Tiranë u grabit pak pas mesditës së të hënës. Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e pistoletës mori paratë e arkës.

Policia tha se grabitësi ishte i vetëm, por sipas burimeve ai ka patur edhe një bashkëpunëtor që e priste jashtë godinës.

Grabitësi u largua me një motor dhe sipas burimeve ai u ndoq nga një tjetër efektiv i policisë rrugore deri në zonën e Don Boskos.

Teksa i është afruar në një distancë prej disa metrash grabitësi i drejtoi pistoletën policit duke bërë që ky i fundit të ndalë ndjekjen.

Hetuesit thanë se ende nuk dihet shuma e marrë prej tij, ndërsa janë sekuestruan pamjet e kamerave të sigurisë që kanë regjistruar ngjarjen.

Ekspertë kriminalistë kryen veprime në vendngjarje për të bërë të mundur gjetje e gjurmëve që mund të çojnë në identifikimin e grabitësit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel