Duka shmang fushatën: Falenderoj Finon për kandidimin

12/01/2018 12:04

Në daljen e parë publike pas zyrtarizimit të rivalit të tij për kreun e FSHF-së, Armand Duka shmangu fushatën që do të kulmojë muajin tjetër duke vlerësuar Bashkim Finon për pozicionin e tij.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit që do të garojë për të njëjtin post në asamblenë e 7 Shkurtit, i vuri theksin standardeve që duhet të realizohen.

“Kemi ardhur për një marrëveshje me Kryqin e Kuq, për të rritur standardet e futbollit, për të ndihmuar ekipet me sa më shumë asistencë mjekësore në raste emergjencash në fushën e lojës. Mendoj se duhet t’i japim vëmendje këtij aktiviteti. Për të gjitha gjërat e tjera do të kemi kohë të flasim për fushatë. Dua ta falënderoj Finon që është kandidat dhe ka ndërmarrë këtë hap. Në çdo hap do të kemi mundësi që të diskutojmë. Rëndësi ka që standardet e futbollit të realizohen”, u shpreh Duka.

Presidenti aktual i FSHF firmosi një akord bashkëpunimi me Kryqin e Kuq për dhënien e ndihmës së parë nga vullnetarët, në ndeshjet e Kategorisë Superiore dhe në ekipet e moshave.

Top Channel