Festa e Digitalb. Top Media dhe Digitalb vazhdojnë ëndrrën e themeluesit Dritan Hoxha

19/12/2017 20:04

Familja Digitalb dhe Top Media festuan të gjithë bashkë festat e fundvitit. Ashtu siç është traditë në festat e mëdha të Topit dhe Digitalbit, kufijtë u shkrinë. Drejtues, vartës, gazetarë, artistë, teknikë apo personel ndihmës, u bënë një, për natën dhe festën e një familjeje të madhe.

Një natë e mbushur me muzikë të mirë, me tringëllima gotash, e urime për punën e një viti që po lemë pas dhe të sukseseve që priten të pasojnë në 2018.

Për të vazhduar dhe jetuar ëndrrën e madhe të themeluesit Dritan Hoxha. Ku shumica e filluan shumë të rinj e u rritën së bashku në kompaninë më të madhe mediatike në shqiptari.

Presidentja e Top Channel, Vjollca Hoxha, e kujtoi krijimin e DigitAlb në 2004, ku përveç shumë punëve të mira që kishte bërë Tani, bëri edhe këtë gjë të madhe që po e gëzojmë të gjithë. Tre milionë shqiptarë që na ndjekin me kënaqësinë më të madhe.

Por përveç shqiptarëve të këtushëm nuk la pa përmendur të gjithë përtej kufijve.

Ky ishte urimi tjetër që familja Digitalb dhe Top Media sjellin në fundvit, megjithë stafin e madh dhe krijues që e përbën.

Top Channel