Krishtlindjet janë rasti më i mirë që publiku duhet të kërkojë argëtimin nëpërmjet teatrit apo kinemasë.

Kinematografia është një industri e shtrenjtë, por nëse krijimtaria artistike përputhet me shijen e publikut të gjerë, kjo jo domosdoshmërisht është komercializëm. Publiku në këtë rast do të kënaqet dhe kjo është periudha më e mirë që ata të kenë një shije të bukur. Dhe këto janë disa nga filmat më të lakuar.

Producenti Genc Përmeti shprehet: “Kemi pasur filma si “The Greatest Showman” me Hugh Jackman, me një performancë të jashtëzakonshme që mendohet që do të jetë një nga filmat që, përveç argëtimit, do e shohim edhe tek nominimet për Oscar. Dhe ajo që është pastaj qershia mbi tortë është filmi që sapo ka dalë këtë fundjavë, “Star Wars -The Last Jedi”.

Një tjetër komedi që do kemi këtë fundvit është “Father Figures”, në rrjetin e kinemave “Imperial”. Duke qenë se 3/4 e tregut tashmë është jashtë Amerikës, Shqipëria ka luksin t’i ketë filmat në të njëjtën ditë me Amerikën.

“Prej disa vitesh tashmë kinematë shqiptare e bëjnë këtë, sidomos Kinema Imperial, e cila ka qenë shumë “update” dhe i ka ndjekur nga shumë pranë këto lëvizje, duke na dhënë mundësinë t’i kemi në të njëjtën datë siç i ka e gjithë bota”, deklaroi Përmeti.

Por, ajo që e bën më interesant këtë fundivit janë edhe nominimet e Golden Globe, e quajtur si nata e paradhomës së Oscar: “Për Golden Globe, ajo që është interesante është që u bë disa vite rresht që Venecia është ajo që paraprin fituesit. Sidomos, filmi i fundit “The Shape of the Water” që kishte premierën në Venecia, është i nominuar në të gjitha kategoritë dhe shihet si pretendenti kryesor jo vetëm për Golden Globe, por edhe për Oscar”.

Top Channel