Kur futbollistët “bëhen” ushqim. Nga pica “Brignoli”, te hamburgeri “Zlatan”

11/12/2017 19:16

Goli i portierit Brignoli shkaktoi një entuziazëm të jashtëzakonshëm te Benevento, e jo vetëm, por në qytetin e rajonit të Campanias, rekordi i tij historik ka frymëzuar picajolët për të shitur një produkt të tillë me emrin e tij.

Megjithatë, rasti i portierit të verdhekuqve nuk është i vetmi në botë që ka bashkuar futbollin me kuzhinën. Më poshtë ndiqni të tjerët…

FOTO GALERI
2/11
CRESTA DI PIZZA Marek Hamsik është kthyer tashmë në një flamur të Napolit dhe “kreshta” e flokëve të tij ka hyrë në kulturën napolitane, aq sa është futur edhe në një nga simbolet e qytetit, pica. Në Castelvolturno, restoranti “Pinetamare” ka shpikur picën “Hamsik”: gjysmë margarita, gjysmë djath pice, patate e grimcuar dhe proshutë. Dy gjysmat ndahen ose bashkohen nga një “kreshtë” me përzierje gjize e sallami.

Top Channel