Mbledhja e Këshillit të Ministrave në Shkodër, Rama publikon vendimet e marra

08/12/2017 17:53

Pas mbledhjes së Këshillimit të Ministrave në qytetin e Shkodrës, Kryeministri Rama publikoi disa prej vendimeve të marra.

Rama tha se është aprovuar një dokument drejtimesh për ndërhyrjet prioritare në Shkodër. Kryeministri njoftoi se është marrë vendimi për shpalljen zonë historike të qendrës së Thethit. Rama publikoi edhe miratimin e 84 bursave për nxënësit.

“Kemi miratuar vendimin për shpalljen zonë historike të qendrës së Thethit, një premtim i bërë edhe në fushatë. Edhe rregullorja për mbrojtjen e qendrës dhe të gjitha asaj zone të jetë në mbrojtje. Miratuam 84 bursa për nxënësit që qeveria do të ja japë të dalluarve dhe atyre në pamundësi ekonomike. Kjo paketë do të sjellë investime kulturore dhe sociale në qytetin e Shkodrës. Ka nisur me rilindjen urbane, ku është ndërhyrë në disa pika në Shkodër. Nesër do të bëjmë prezantimin publik, jo vetëm të Shkodrës turistike, por edhe zhvillimit të qëndrueshëm të alpeve. Një program me ekspertizë vendase dhe të huaj. Një platformë shumë e rëndësishme për investime në zonën alpeve”, tha Kryeministri Rama.

Top Channel