Zlatan Ibrahimovic, edhe në kinema

02/12/2017 09:50

Edhe pse për herë të parë në 10 vite nuk është zgjedhur si futbollisti më i mirë suedez i vitit, Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në vendin e tij.

Aktualisht, në Suedi po përgatiten për një projekt që pritet të jetë një sukses i madh brenda dhe jashtë këtij shteti. Sipas gazetës “Aftonbladet”, lojtari i Manchester United ka nisur punën për të sjellë në kinema një film që do të bazohet në autobiografinë e tij “Jeg är Zlatan” (Unë jam Zlatan).

Për skenarin e filmit do të punojë autori i biografisë, David Lagercrantz, autor sagës “Millenium” pas ndarjes nga jeta të Stieg Larsson.

Top Channel