Formacioni më i mirë i vitit në Serinë A, dominojnë juventinët

28/11/2017 02:31

Federata Italiane e Futbollit ndau çmimet për më të mirët, mbrëmjen e të hënës, në një event gala, të mbajtur në Milano.

Shumë yje të futbollit italian, morën pjesë dhe lanë komentet e tyre në këtë event, ndërsa ra në sy edhe pjesëmarrja e ish mbrojtësit të Juventusit, Dani Alves.

Braziliani ishte pjesë e 11-shes më të mirë të vitit 2017, në Serinë A, bashkë me disa futbollistë të tjerë të Juventusit.

Trajneri më i mirë u zgjodh napolitani Sarri, që për arsye personale, nuk merrte pjesë në ceremoni, ndërsa çmimiu mor nga një drejtues i skuadrës së Napolit.

Në fotot e mëposhtme janë 11 futbollistët më të mirë të vitit në Serinë A.

FOTO GALERI
1/12
Buffon

Top Channel