Sërish Mercedes, edhe në garën e lamtumirës së sezonit – (NOTAT)

27/11/2017 12:40

Formula 1 uli siparin e një sezoni emocionues, me garën e fundit në Abu Dhabi që dukej më shumë si një paradë: me Mercedes triumfatore, Ferrarin që shëtit e pafuqishme për të mundur ‘Shigjetat e Argjendta’, por edhe me lamtumirën e brazilianit Massa, këtë herë prej vërteti.

Mercedes e dominoi fundjavën në Emiratet e Bashkuara me finaldezin Bottas, që mori pole position, fitoi garën në një duel të sforcuar me Hamilton, por vendosi edhe xhiron më të shpejtë të ditës. Përpjekjet sporadike të Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen treguan sërish limitet që ka ‘kokëkuqja’ për të luftuar titullin kampion.

Cili është vlerësimi i mediave për garën e fundit të sezonit? Më poshtë notat:

FOTO GALERI
1/11
Valteri Bottas 8.5 Pole position i jashtëzakonshëm të shtunën dhe një fitore e padiskutueshme. Sukses që erdhi në momentin e duhur, pas një suksesi jo shumë bindës. Pilotim shumë i mirë, duke bërë një nisje pa gabime dhe duke u mbrojtur nga sulmet sporadike të Hamilton. Rikthimi që duket se ka kënaqur edhe presidentin Zetsche, që në fund ka konfirmuar.

Top Channel