Roma është ndalur nga një ‘shuplakë e shëmtuar’, nga Daniele De Rossi që i dha mundësinë Genoas të fitojë një 11-metërsh dhe të barazojë 1-1.

Kapiteni i verdhekuqve qëlloi me shuplakë Lapadulën dhe pas pamjeve filmike arbitri akordoi penalltinë kundër Romës dhe karton të kuq ndaj De Rossit.

Në konferencën për shtyp trajneri Di Francesco e nisi pikërisht nga ky gjest i kapitenit: “Një gabim i rëndë dhe më mirë nga të gjithë e di ai vetë, pasi nuk është një fëmijë. Nuk kam folur me të, por besoj se ka keqardhje, pasi kemi humbur të gjithë”, tha trajneri i Romës.

Top Channel