Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Nezar Seitin, i akuzuar si një nga anëtarët kryesorë të grupit të Habilajve, i goditur në Itali për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe armësh.

Seiti, i cilësuar ndryshe edhe si “financieri” i grupit kriminal, po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila e regjistroi procedimin ndaj tij në të njëjtën kohë me ish-ministrin Saimir Tahiri pas publikimit të përgjimeve të antimafias italiane.

Ndaj Seitit ka edhe një tjetër masë sigurie me afat 20-ditor për qellime ekstradimi, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër ndërkombëtar ndalimi për të.

Top Channel