“Balerina”, Xhafaj: Tjetër sukses i policisë. Goditje krimit në Shkodër

19/11/2017 13:21

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e ka cilësuar një sukses operacionin “Balerina”, i zhvilluar në Shkodër, ku uniformat blu goditën një grup kriminal aktiv në shfrytëzimin e prostitucionit.

“Tjetër ndëshkim në kuadrin e operacionit “Forca e Ligjit”, ka komentuar Xhafaj në profilin e tij në Facebook, ku ka saktësuar se bëhet fjalë për një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun e Shkodrës.

Ministri është shprehur se, ky rezultat është arritur falë përkushtimit dhe profesionalizmit të policisë, që është kurorëzuar sipas tij me një “sukses të merituar”. Gjithashtu, Xhafaj ka vlerësuar “bashkëpunimin efikas” me prokuroren e çështjes.

Top Channel