Augsburgu s’është pengesë, Bajern fiton dhe thellon diferencën

18/11/2017 17:29

Augsburgu nuk ishte asnjëherë një pengesë serioze dhe Bajerni mori tri pikët duke thelluar diferencën në krye të tabelës së klasifikimit.

Një gol i Vidal dhe dopieta e Levandovskit i dhanë fitoren skuadrës së drejtuar nga Jup Hejnkes, që tashmë shkon në kuotën e 29 pikëve, +7 pikë nga Lajpzigu i vendit të dytë.

Ky i fundit ngeci në një barazim 2-2 në transfertën ndaj Bajer Leverkusen.

Edhe Hofenhemi barazoi 1-1 me Eintrahtin e Frankfurtit, ndërkohë që Volfsburgu fitoi 3-1 ndaj Freiburgut.

Top Channel