Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin ka deklaruar se ndryshimi që shqiptarët presin të ndodhë duhet të vijë para dhe jo pas anëtarësimit në Union.

Në një prononcim për mediat pas një eventi të zhvilluar këtë të shtunë, Vlahutin ka ritheksuar se, Bashkimi Europian ka shumë standarde që Shqipëria duhet t’i plotësojë.

“Bashkimi Europian ua ndryshon jetën përditë, por kjo nuk mund të ndodhë në kohën kur Shqipëria të futet në BE, por përpara. Ndaj kontributi ynë shkon për përmirësimin e sektorëve të caktuar. Shqipëria është në një moment të rëndësishëm”, ka thënë Vlahutin.

Top Channel