I mërziten femrat e paratë, ish-lojtari i United bëhet prift

17/11/2017 15:30

Ish-mesfushori i Manchester United, Philip Mulryne ka rrëfyer se ai mori vendimin më të rëndësishëm të jetës për t’u bërë prift pasi i janë mërzitur femrat dhe paratë.

39-vjeçari, i cili ka dalë nga akademia e United, një prej ekipeve më të mira në botë ku u aktivizua edhe për dy sezone.

Philip Mulryne, i cili njëherë një kohë fitonte 600 mijë paund në vit, por kjo dhe fama nuk e kanë kënaqur aspak ish-futbollistin.

“Stili i jetës që bëja më sillte kënaqësi, por asgjë nuk zgjaste. Fillova të mërzitesha dhe kërkoja gjithnjë e më shumë. Pas disa kohësh nisa të pyes veten se çfarë po bëja. Derisa kuptova se ai nuk ishte stili i jetës që do më bënte të lumtur”, ka rrëfyer Mulryne, pak muaj pasi mori detyrën e tij si prift i Kishës Katolike në Dublin të Irlandës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel