Brazil, hajduti vritet brenda shtëpisë – VIDEO

16/11/2017 18:48

Kamerat e sigurisë në një shtëpi në Brazil, shfaqin hajdutin që bie në pishinë pasi qëllohet me armë nga pronari pasi e kapi duke vjedhur.

Viktima po vidhte në një shtëpi në Pocone, në Brazilin qendror, ndërsa familjarët po grumbulloheshin në oborrin e shtëpisë. Në video dallohen dy meshkuj që po qëndronin pranë pishinës dhe një tjetër femër që po linte biçikletën në murin e kopshtit.

Në këtë moment hajduti është identifikuar dhe ka vrapuar drejt tyre, por raportohet se u qëllua nga kryefamiljari, i cili ndodhej në një pozicion që nuk kapej nga kamera. Grabitjet e armatosura dhe vrasjet për vetëmbrojtje janë kthyer në “një normalitet” në zonat e varfra në Brazil.

Top Channel