“Kumanova”, reagon Qeveria e Kosovës: Hetim ndërkombëtar

03/11/2017 15:14

Qeveria e Kosovës reagon për dënimin e shtetasve të saj, pjesë e grupit të Kumanovës në Maqedoni.

“Drejtësia duhet të vihet në vend, duke nisur që nga zbardhja e plotë e ngjarjes me të gjitha dimensionet e saj. Një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, për të cilën mundohemi të gjithë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës, e cila ka thirrur për konsultime ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysa dhe për ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë.

Por ndërkohë, situata është tensionuar në Prishtinë, ku një protestë kundër dënimit të grupit të Kumanovës nga qendra e qytetit u zhvendos drejt ambasadës së Maqedonisë. Protestuesit u penguan nga policia.

Top Channel