Akte vandale janë shënuar gjatë natës në parkun e Liqenit të Farkës në kryeqytet. Pemë të sapombjella janë dëmtuar, ndërkohë që shërbenin si një mushkëri e re për Tiranën.

Pamjet që duken tani nga këto pemë janë vërtetë të trishta, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për këtë ngjarje për vënien para përgjegjësisë ligjore të vandalëve.

Në njësinë administrative Farkë, Bashkia e Tiranës ka mbjellë 3000 fidanë dru dekorativë e pyjore në territore publike, si dhe 2000 rrënjë fidanë ulliri. Parku i Farkës është kthyer në një atraksion natyror që shfrytëzohet jo vetëm si ambient çlodhës për komunitetin e shtuar të banorëve në këtë zonë, por edhe nga turistët ditorë për aktivitete sportive.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel