Meksikë, Ricciardo ‘fluturon’ në provat e lira

27/10/2017 23:39

Janë mbyllur sesionet e provave të lira të Çmimit të Madh të Meksikës, në Formula 1, ndërsa Daniel Ricciardo ka qenë piloti më i shpejtë.

Australiani ka lënë pas vetes pilotin thuajse kampion, Lewis Hamilton, Max Versttapen të Red Bull. Makinat Ferrari nuk kanë bërë një performancë të mirë, pasi Vettel dhe Raikkonen kanë regjistruar vetëm kohët e 4-t dhe të 5-të më të mirë, në këtë të premte.

Të shtunën në mbrëmje do të zhvillohen provat zyrtare, ndërsa të dielën, në orën 21:00, do të zhvillohet gara e Meksikës, ku Lewis Hamilton i ka të gjitha mundësit të shpallet zyrtarisht kampion.

Top Channel