Ambulanca e Shënvlashit, jashtë standardeve

23/10/2017 13:39

Ambulanca e Shënvlashit në Durrës u shërben qytetarëve jashtë çdo standardi shëndetësor.

Një banor dërgoi fotot pasi, siç thotë, shoqëroi një të afërm për injeksione. Ai denoncon në rubrikën “Ti raporton” papastërtinë duke e ilustruar me foto, që thotë se i ka shkrepur në mjediset e ambulancës, ku shihen mure të mbuluara nga lagështia dhe pllaka të zhvatura.

Shënvlashi është një fshat afër Durrësit, një ndër 8 të tillë që përfshin njësia vendore Rrashbull, me mbi 31 600 banorë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel