Dosja e Sabiha Kasmatit, e dënuar për bombën në ambasadën sovjetike

15/09/2017 00:00

Autoriteti mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka përkujtuar Sabiha Kasimatin me rastin e 105-vjetorit të lindjes së shkencëtares së parë shqiptare.

Të pranishëm në nder të figurës së saj ishin familjarë, studiues, përfqësues të trupit diplomatik, profesorë e studentë.

“Ne kemi kërkuar që vepra dhe puna e Sabihasë të kërkohej, të studiohej, të njihej, sepse e dinim që kjo vepër ekzistonte dhe dosja e persekutimit të saj ekzistonte, por ne asnjëherë nuk ishim njohur me këtë. Është hera e parë pas shumë kërkimesh që ka bërë instituti , që ne na vihet në dorë kjo dosja dhe na jepet edhe laura e Sabihasë që ka marë në Torino”, thotë Kleri Kasimati, familjare e Sabiha Kasimatit.

“Gjithmonë kemi dëgjuar që i mëshonte shumë gojës, aq sa një shprehje e Nako Spiros paska qenë që veri gojës një babushkë”, thotë Elsa Kasimati, familjare e Sabihas.

Diktatura i mori jetën dhe i mohoi veprën e saj ndër dekada, pas pushkatimit në 1951 pa prova, me grupin e të ashtëquajturës “Bomba e Ambasadës Sovjetike”.
 
“Do të kërkoj që vepra e Sabihasë dhe emri i saj i nderuar për gjithë kombin shqiptar të vlerësohet edhe në nivele ndërkombëtare. Mjaft t’ju them që në Europë janë tre shkencëtare të vrara nga diktatura komuniste, një është polake dhe një është hungareze. Ndoshta tani sapo ka filluar të ngrihet në nivelet më të larta europiane”, shprehet Ina Kasimati, familjare e Sabiha Kasimatit.

Gjatë takimit u ekspozua edhe vepra e saj e botuar dhe e pabotuar gjatë veprimatarisë së saj si studiuese.

Top Channel