Musa Ramadani fiton çmimin “Kadare”

09/06/2017 00:00

Musa Ramadani, me romanin e tij “Profeti nga Praga” u shpall fitues i çmimit “Kadare” nga Universiteti Europian i Tiranës.

Autori, i njohur për lëvrimin e zhanreve të ndryshme letrare gjatë krijimtarisë së tij, në këtë roman ka sjellë modelin krijues të Franz Kafkës, por edhe vetë Kafkën si personazh.

“Edhe hapësira mbarëshqiptare letrare mund të funksionojë si një e tërë, ndërkohë që pikësynim mbetet që të funksionojë edhe në njohjen e thellë të autorëve të secilës prej trevave shqiptare dhe sigurisht në përfshirjen e tyre në tekstet shkollore”, u shpreh gjatë eventit Mirela Oktrova, anëtare e institutit “Gramoz Pashko”.

“Vjen përmes një këndvështrimi për të thënë që çdokush ka poezi brenda tij dhe përmes një homazhi të tillë, Musa Ramadani na sjell një këndvështrim për letërsinë, një raport me letërsinë, një raport midis njeriut dhe letrares”, u shpreh Agim Baci, po nga instituti “Gramoz Pashko”.

“Është evokim dhe revokim. Evokim se kujtion të kaluarën e kafkës dhe provokim se e ringjall atë duke krijuar një riinkarnim përmes një diskursi që shtrihet mes reales dhe surreales”, vlerësoi Agron Gashi, kryeredaktor i revistës “Jeta e Re”.

Vetë autori i përshëndeti dhe i falenderoi të pranishmit me një menyre aspak të zakontë, një interpretim të shkurtër.

Top Channel