Korçë, ndërtesat tradicionale i shpëtojnë rrënimit

10/03/2017 00:00

Shumë shtëpi tradicionale korçare të ndërtuara në shekullin 19, janë shkatërruar.  Për të shpëtuar çfarë mundet dhe restaurimin  e tyre,  drejtoria e monumenteve të kulturës po i merr në mbrojtje.

“Kjo dhomë ku ndodhemi sot jetohej. Kemi mure me afreske është teknikë e vështirë.  Këto banesa gjatë regjimit janë shtetëzuar dhe jetonin qiraxhinj. Ekzistenca e banorëve që s kishin asnjë lloj raporti me këtë banesë e kanë degraduar këtë banesë. Për shkak të konfliktit me shumë banorë situata vazhdon degradimin. Po i vendosim një status mbrojtjeje këto godina”, tha Gjergj Koki, drejtoria e monumenteve të Kulturës, Korçë

Këto shtëpi mbartin vlera arkitekturore, simbol i një epoke kur jo vetëm për mirëqenie por dhe  kulturë të zotët zgjodhën t’i zbukuronin jashtë edhe brenda.

“Gjatë vite ‘20 shumë tregtarë i trajtuan me piktura murale është traditë e veçantë. Në seko në të thatë ngjyra vaji. Shtëpia e Rakos..me teknika….restaurimi është i vështirë, por është mundësia që të ruhen..nuk mund të bëhen përsëri prapë”, shprehet restauruesi Jani Zoica.

“Shtëpia e Tregtarit Irakli Qiriako. Banesë unikale si nga pikëpamja arkitekturore me kolona e punuar me mjeshtëri një pjesë është plotësisht e mundur ta shpëtojmë. Do kthehet në ambiente bujtjeje. Dhe një galeri për të parë të gjitha pikturat që kjo shtëpi mbart. Elemente ruse të punuara nga Sotir Zografi. Vlera trashëgime të ruajtura mjaft mirë deri sot”, u shpreh Gjergj Koki.

Si kjo shtëpi, synimi është që shumë të tjera t’i shpëtojnë rrënimit dhe t’i dhe të shndërrohen jo vetëm në dëshmi të historisë, por të kenë edhe efekt utilitar për turizmin.

Top Channel