Reshjet e borës që kanë përfshirë vendin këtë fillim viti kanë rënë këtë të mërkurë edhe në Tiranë.

Gjithësesi, densiteti i flokëve të dëborës ka qenë i ulët dhe reshjet nuk kanë zgjatur shumë.

Në asnjë moment bora nuk ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve, edhe pse autoritetet i kanë ftuar drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes.

Edhe këmbësorëve u është bërë një apel i tillë, për të shmangur rrëshqitjen si pasojë e ngricave të krijuara në rrugë e trotuare.

Top Channel